Siguroi makinën për vrasjen e Briken Sanaj tek "Kodra e Diellit" kapet në Kosovë Gjelosh Krasniqi

Një tjetër person i dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e 40-vjeçarit Briken Sanaj në Tiranë, nëntorin e vitit të kaluar, është arrestuar në Kosovë. Gjelosh Krasniqi dyshohet se ka blerë makinën e përdorur në atentatin tek Kodra e Diellit dhe më pas ja ka dhënë Vladimir Kolës. Mjeti u gjet i djegur jashtë Tiranës pas ekzekutimit të Briken Sanajt

Arrestohet në Kosovë njëri nga personat e kërkuar për vrasjen e 40 vjeçarit Briken Sanaj, në nëntor të vitit të 2022 në Tiranë.

Policia e Kosovës ka vënë në pranga 49 vjeçarin Gjelosh Krasniqi, i cili akuzohet si bashkpuntor në atentatin e ndodhur në zonën e Kodrës së Diellit, tre muaj më parë.

Sipas hetimeve të Policisë shqiptare, dyshohet se shtetasit Gjelosh Krasniqi dhe Kened Antoni ishin dy personat që kanë siguruar makinën tip Benz të përdorur nga Vladimir Kola në kryerjne e vrasjes.

Sipas hetimeve ka rezultuar se personi që e ka futur në kufi makinën me datën 24 nëntor për ta sjellë në Shqipëri, është pikërisht Gjelosh Krasniqi.

Më këtë automjet Vladimir Kola e ka ndjekur mbrëmjen e 30 nëntorit, viktimën Briken Sanaj. Pas atentatit automjeti është djekur në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës.

Për këtë ngjarje vijojnë të jenë në kërkim Kened Antoni dhe vrasësi i dyshuar Vladimir Kola i cili dyshohet se ndodhet jashtë vëndit.

Ekzekutimi i Briken Sanajt ndodhi poshtë banesës së tij, në rezidencën Kodra e Diellit sapo ai po kthehej nga qyteti i Lezhës.

Sapo 40 vjeçari ka parkuar makinën një person i maskuar që dyshohet të jetë i riu Vladimir Kola, ka hapur zjarr dhe më pas është larguar. Briken Sanaj dyshohet se u vra për një plagosje të kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio Alias, Renato Sanaj.

Sipas policisë në ato kohë në Lezhë, Renato qëlloi dhe plagosi rëndë Gentian Kolën, në Lezhë.

Siguroi makinën për vrasjen e Briken Sanaj tek "Kodra e
Briken Sanaj