Karabina: Problemet e arsimit dhe mungesa e një pune i kanë detyruar të rinjtë të largohen

Në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musaj ishte e ftuar ish-Ministrja e Arsimit, njëherësh pedagoge, Mirela Karabina, ku foli për problemet e arsimit që sipas saj kanë detyruar të rinjtë të largohen.

Karabina: Bursat e studentëve janë rrjedhojë e gjithë mospasjes prioritet të arsimit, lënies në këtë nivel që është ku çdo vit ne shikojmë se si largohen studentët tanë dhe të rinjtë tanë për një shkollim më të mirë, por jo vetëm. Sepse ata kërkojnë dhe punësim, kërkojnë një vlerësim të punës së tyre, pra një pagë normale për të jetuar.Në këtë situatë ne çdo vit na largohen studentët dhe me shumë të drejtë largohen se nuk i ofrohet as arsimin cilësor bashkëkohor, as siguri për punësim, as nivel jetese dhe ti nuk bën asnjë përpjekje për ta frenuar këtë fenomen.