I dehur përplas makinën e Prefekturës së Korçës dhe largohet, arrestohet pas disa minutash

Një makinë e Prefekturës së Korçës është aksidentuar këtë të martë.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se në unazën e qytetit, një shtetas ka përplasur mjetin e Prefekturës duke shkaktuar dëme materiale.

Drejtuesi me iniciale D.Xh. është larguar nga vendngjarja duke u fshehur në një lagje të qytetit, ku u gjet nga policia e qarkullimit rrugor, ndërsa në testin e alkoolit rezultoi nën ndikimin e alkoolit.

Pas kësaj u bë menjëherë shoqërimi i tij.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, ndërsa çështja do ti kalojë prokurorisë për veprime të mëtejshme.