Tabaku: Shqipëria të ndjekë shembullin e SHBA-ve për punësimin e studentëve

Gevio Tabaku, student njëherësh aktivist i Qëndresës Qytetare në një intervistë me gazetaren e Ora News, Sonila Musaj, kërkoi nga institucionet përgjegjëse më shumë vëmendje për studentët.

Ai tregoi gjithashtu dhe eksperiencën e tij në SHBA.

Tabaku: Unë kam pasur në eksperiencë në SHBA isha vetëm për 4 muaj dhe më duhet të ikja nuk arrita dot që ta ndjek programin me një aplikim shumë të thjeshtë në zyrat e karrierës unë mund të filloja një program praktike në një kompani IT-je me shumë thjeshtësi dhe mu ofrua si gjë por për shkak të  bursës mu desh të kthehesha në Shqipëri. Megjithatë problem këtu qëndron sepse studentët këtu do duhet të kenë zyra karriere dhe e dyta atje studentët punësoheshin brenda kampusit. Nuk ka nevojë ti të punosh në Call Center por ti shumë mirë mund të punësohesh në një mensë publike ose private nuk ka rëndësi ka partner ship në kampusin e universitetit, në librari, në sallat e ndryshme të leksioneve që kishin ata. Pra kishte një sërë mundësish për studentët dhe nuk dilje fare jashtë kampusit, ndërkohë këtu në vendin tonë ne nuk e kemi këtë gjë.