Karabina: Vonesat e bursave për studentët, papërgjeshmëri e Ministrisë së Arsimit

Ish-Ministrja e Arsimit, Mirela Karabina, në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musaj fajësoi Ministrinë e Arsimit për vonesat e bursave të studentëve.

Karabina: Kjo situatë nuk ka asnjë justifikim. Ne nuk kemi arritur as në vendet e rajonit sa i përket arsimit, pavarësisht premtimeve 10-vjeçare që do shkojmë në nivelin 5% të Prodhimit të Brëndshëm Bruto sivjet e kanë 2.2%. Mendo në çfarë nivelesh, pra kur nuk investo në arsim sigurisht do të ketë probleme. Është një papërgjeshmëri e lartë që të pengosh studentët të arsimohen, është detyrim ligjor,  institucional që Ministria e Arsimit nuk duhet të linte në këtë gjendje 4 muaj pa dhënë mbështetjen finaciare për studentët.