Muça: Studentët duhet të përgatiten për punë, Ministria e Arsimit të krijojë kurrikula që t'i përgjigjen tregut

Në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musaj ishte i ftuar Erion Muça, ekspert punësimi, i cili foli për punësimin e studentëve dhe sa të vështirë e kanë këta të fundit të gjejnë një punë pasi mbarjnë studimet.

Muça: Nuk duhet të harrojmë një nga dëmet më të mëdha që po i shkaktohet sistemit arsimor është përditësimi i programeve dhe kurrikulave dhe formimi e zhvillimi i stafit akademik në përputhje me këto programe e kurrikula që ti përgjigjet dinamikave të tregut dhe filozofia e metodologjive dhe aspekteve pedagogjike të mësimdhënies duhet të jetë e orientuar totalisht në përgatitjen për punë të studentëve, mbi orientimin mbi zgjidhjen e tematikave që lidhen direkt me detyrat e përgjegjësitë e punës që do kenë që të fillojnë të bëjnë punë që ditën që shkelin në universitet dhe paralelisht me shkollën të ndjekin dhe një punë dhe të trajnohen e të mbikqyren e monitorohen nga pedagogu i tyre në gjithë hapat që duhet ndjekin deri tek finalizimi i punësimit të tyre.