Erida Skëndaj tregon nismat që kanë ndikuar negativisht në lirinë e medias

Erida Skëndaj drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj ka folur lidhur me lirinë e medias në vend.

Skëndaj thotë se "Teksa gazetarët janë në frontin e parë të raportimeve që kanë të bëjnë me çështje të krimit, shpërdorimin e pozitës nga zyrtarë, apo dhe çështje të tjera, e raportojnë se ndihen të kërcënuar, se nuk është një mjedis i sigurtë, se kanë shpesh kërcënime".

Erida Skëndaj: Teksa gazetarët janë në frontin e parë të raportimeve që kanë të bëjnë me çështje të krimit, shpërdorimin e pozitës nga zyrtarë, apo dhe çështje të tjera, e raportojnë se ndihen të kërcënuar, se nuk është një mjedis i sigurtë, se kanë shpesh kërcënime dhe këto kërcënime vijnë dhe nga njerëz të lidhur me krimin e organizuar. Nga ana tjetër  nuk ju mungon kurajo për të ndjekur këto çështje. Ne jemi munduar të ofrojmë ndihmë ligjore falas pasi shkeljet më së shumti të gazetarëve që kanë raportuar, një gazetar që ka marrë kurojon lidhet me veprime të paligjshme dhe abuzive nga policia e shteti për të raportuar çështje të caktuara. Raportimet kanë qenë dhe me pjesën e politikës. Kjo bën që politika të konsiderohet si faktor censurues.

"Paketa antishpifje ka krijuar një mjedis shumë tkurrës sa i përket lirisë së mediave në vendin tonë. Një tjetër çështje shqetësuese ka qenë dhe ligji i propozuar për të drejtën e informimit ku propozohet që të ulet masa e gjobave për autoritetet që nuk japin informacion brenda afateve të parashikuara. Si për median dhe për ne merr një kohë të konsiderueshme marrja e informacionit. Ne në projektiligjin për të drejtën e informimit kem bërë disa propozime që mendojmë se ndikojnë pozitivisht."