"Duhet trimëri të thuash atë që mendon" Gazetari: Ora News s'ka qënë asnjëherë në urdhëra të qeveritarëve

"Në vendin tonë duhet të jetë trimëri e madhe të thuash atë që mendon."

Kështu u shpreh gazetari Arnold Kariqi në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora.

Sakaq ai u shpreh për Ora News së është ndër televizionet e vetme që nuk ka qenë nën urdhërat e qeveritarëve.

Arnold Kariqi: Në vendin tonë duhet të jetë trimëri e madhe të thuash atë që mendon. Ne jemi ndër televizionet e vetme që transmetojmë hallet e qytetarëve dhe nuk kemi qenë në urdhër të qeveritarëve. Ne tashmë jemi më të vendosur që këtë ëndërr të nisur ta çojmë përpara.

Sakaq Brahim Shima, drejtori i Informacionit të RTV Ora tregoi eksperiencat e tij më të vështira që ka përjetuar.

Brahim Shima: Vendime të vështira kanë qenë kur gazetarët duhej të futeshin në spitalin Infektiv. Ideja është që mos po e çojmë gazetarin e e operatorin drejt një ambienti ku do të infektohej dhe përgjegjësia do të ishte më e madhe. Përditshmëria jonë është çdo ditë e vështirë.  Ngjarja më e rëndë që kam përjetuar është kur mbërriti policia me forcat e armatosura në ambientet e RTV dhe gjeje dhe punonjës të rinj që dridheshin. Gazetarët me eksperiencë ditën ta kalonin me sportivitet. Situatat realisht kanë qenë të vështira. Është një profesion i bukur dhe që ja vlen të vijohet.