"Zhvishet" edhe Kamza, komisariati nr. 5 shkul 45 kamera spiune
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 31 Janar 2023, 19:23
Këtë të martë radhën për të hequr kamerat e vendosura në rrugë e kishte komisariati nr. 5 e cila kap një zonë të gjerë të territorit.
Që prej orës 9 policia është zhvendosur në rrugët kryesore, por edhe në lagje të zonës së Kamzës, Paskuqanit, Babrusë e më gjatë.
Operacioni i efektivëve të komisariatit 5 është mbyllur pak orë më parë ku si rezultat i punës janë hequr plote 45 kamera sigurie.
Prej më shumë se një javë këto kamera ishin në verifikim nga policia nëse i plotësonin kushtet e duhura ligjore.
Këto kamera tashmë janë dërguar policisë qendrore ku është grumbullimi i të gjitha aparateve filmike te hequra.
Që prej nisjes së aksionit sipas burimeve janë hequr më shumë rreth 300 kamera sigurie ku nën procedim janë rreth 100 persona.

