"Arsimi të shkëputet nga politika", Çejku: Shkollat profesionale jashtë vemendjes së Ministrisë së Arsimit

Qemal Çejku, ekspert i arsimit, në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musaj foli për arsimin, ku u ndal tek ai profesional që sipas tij është lënë pas dore.

Çejku: Arsimi akoma nuk është shkëputur nga politika dhe kjo është problematika më e madhe që ne kemi sot. Ne kemi një shkollë profesionale të dalë jashtë çdo lloj parametri. Shkolla profesionale nuk është as në kompetencë të Ministrisë së Arsimit dhe sot nuk e dimë se kush e ka në kompetencë. Ministria e Arsimit e ka braktisur shkollën profesionale. Sot ekzistojnë shkolla profesionale por pa asnjë nxitje me sistemin e punës në Shqipëri.