Muça: Tregu i punës në Shqipëri ka kërkesa të kundërta nga profilet ku të rinjtë mbarojnë studimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2023, 20:53
Erion Muça, ekspert punësimi ishte i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musaj.
Në fjalën e tij ai tha se tregu i punës në vendin tonë në mënyrë historike në të gjithë këto vite ka pasur kërkesa, hapësira dhe nevoja të cilat përgjithësisht kanë qenë të kundërta nga profilet dhe programet apo fushat studimit ku studentët mbarojnë një program të caktuar studimi.
Dhe kjo diferencë apo boshllëk gjithmonë ka krijuar vështirësi në kërkimin dhe gjetjen e punës nga ana e të rinjve por po ashtu vështirësi nga ana e kompanive dhe bizneseve për të gjetur pesonat e duhur me cilësitë dhe aftësitë e nevojshme specifike dhe teknike që janë dashur për këtë profil.

