Qëlloi drejt makinës në Ebasan, pranga 39-vjeçarit në kërkim

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasje është arrestuar nga policia e Elbasanit.

Në pranga ka rënë shtetasi Ermal Matishi, banues në Elbasan.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin e datës 22 qershor 2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga veprimet hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, rezultoi se 39-vjeçari më datë 17 qershor 2022, në lagjen "Skënderbej", Elbasan, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti që ndodhej në lëvizje, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale.

Vijojnë hetimet me qëllim përcaktimin e përgjegjësisë së plotë penale të shtetasit Ermal Matishi.