U përfshinë në një konflikt fizik, procedohen penalisht efektivi i FNSH-së dhe i Operacionales

Një konflikt fizik i ndodhur të shtunën është bërë shkak për nisjen e hetimive për shefin e operacionales në policinë e shtetit Vladimir Laska dhe punonjësin e FNSH Rigles Iljazi. Ata në një moment kanë tentuar të nxjerrin edhe armët, pasi vëllai i oficerit Rigles Iljazi është përfshirë në debat me Laskën. Ndaj tyre tashmë ka nisur hetimi disiplinor ndërsa janë ngritur edhe akuza penale në gjendje të lirë.

Shefi i njesisë operacionale në policinë e shtetit Vladimir Laska është përfshirë në një konfikt fizik më punonjësin e policisë Rigels Iljazi si dhe me një tjetër person.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit siç është ish-blloku.

Agjencia e Mbikqqyrjes policore theksoi se 44-vjeçari Laska ka qënë jashtë shërbimit të detyrës si punonjës i operacionalës ku fillmisht është përpalsur më Marjus Iljazin i cili rezutlon të jëtë vëllai i punonjësit të FNSH Rigels Iljazi.

Bazuar në pamjet filmike, del se në sherrin i cili ka ndodhur në një ambjet dyqani sipas burimeve shikohet se dy punonjësit kanë tentuat të nxjerri armët ndaj njeri-tjetrin por nuk kanë qëlluar.

Me marrjen e njoftimit në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2 Tiranë dhe forcat “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar palët në drejtorinë e Policisë dhe më pas është vendosur të ndiqen në gjendje të lirë. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj dy efektivëve të Policisë të përfshirë në ngjarje.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, ndaj shefit të operacionales është ngritur akuza e kanosjes dhe dëmtimebe me dashjë, punonjsi tjetër i policisë do të hëtohet vetëm për kanosje, ndërsa vëllai i tij për akuzën e demtimeve të tjera me dashje.