Gjendet i pajetë në kanalin e ujit në Vlorë 51 vjeçari nga Kukësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2023, 11:49
Një 51 vjecar me banim në Kukës është gjetur pa shenja jete në një kanal uji në Vlorë.
"Rreth orës 10:30, në fshatin Alikok, është gjetur pa shenja jete, në një kanal me ujë, shtetasi A. K., 51 vjeç, me vendbanim në Kukës.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune," njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Foto nga vendi i ngjarjes