Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.

Një automjet tip Audi është përplasur me një kamionçinë.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 persona të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes po heton shkaqet e këtij aksidenti.