"I persekutuar dikur dhe tani" Ish-i burgosur politik, Ndue Murçaj jeton mes mbeturinave në Lezhë

Ndue Murçaj është 66 vjeç. Ai ka vuajtur 14 vjet në burgjet famëkeqe të komunizmit në sistemin e kaluar. Por as demokracia dhe liria, nuk sollën diçka të mirë për 66 vjeçarin. Ai jeton nën një urë në lezhë, në mes të mbeturinave dhe i brakstisur nga të gjithë. Murçaj shprehet se edhe pse ka mbushur moshën e pensionit deri më tani nuk ka marrë asnjë lekë.

Kjo kasollë mes mbeturinash poshtë urës mbi lumin Drin në Lezhë, është streha e vetme e 66-vjeçarit Ndue Murçaj nga fshati Gryk Lumi.

Me probleme të shumta shëndetësore dhe i braktisur nga familja dhe shteti, 66-vjeçari po jeton mes kushteve të mjerueshme.

Në komunizëm ishte i burgosur politik për 14 vjet me radhë, në demokraci është i harruar  e i dëshpëruar.

"I lodhur jam, me fjetë nuk kam. Një batanijë më kanë fal për sevab. Ça më falin njerëzit një copë bukë nëpër shtëpia kur dal të lyp," tha ai.

Ndue Murçaj është i pamartuar dhe nuk e ka përfituar ende shpërblimin e burgut politik dhe ndonëse ka mbushur moshën e pensionit ende nuk e ka përfituar atë.

"Unë kërkoj ndihmë prej shtetit. Të më japi lekët që më akojnë dhe pesnionin se kam 6 muaj që kam dal në pension dhe s'kam marrë asnjë lekë," tha ai.

I braktisur nga të gjithë dhe në pamundësi për të kërkuar të drejtat e tij dyerve të institucioneve, Ndue Murçaj apelon për ndihmë.

"Jetë shumë e vështirë. I lodhur jam boll. Fthtë kam natën, dridhem," tha ai.

Ndue Murçaj ka bërë 14 vite burg politik, ndërsa vijon të jetë i persekturuar edhe në ditët e sotme. Pas sinjalizimit nga mediat në lidhje me rastin Shërbimi Social në Bashkinë Lezhë është vënë mënjehërë në lëvizje, por pa arritur ende që të gjejë zgjidhje.