"Braktisja e madhe e fshatit"/ Dikur në Drizar të Mallakastrës jetonin 1500 banorë, sot 80

Braktisja e fshatrave është një fenomen shqetësues që ka prekur vendin tonë vitet e fundit. Në Drizar të Mallakastrës dikur jetonin 1500 banorë, ndërsa sot jetojnë vetëm 80 prej tyre. Shkolla pothuajse është jashë funksionit, ndërsa në pamundësi për ti punuar tokat kanë mbetur djerrë.

10 vjet më parë fshati Drizar në Mallakastër kishte rreth 1500 banorë, ndërsa sot aty jetojnë rreth 80 persona.

Shtëpitë janë mbyllur dhe në to nuk jeton askush.

Të rinjtë kanë ikur masivisht, ndërsa ata që kanë mbetur aty thonë se fshati është lënë pas dore dhe s'ka më preskeptivë.

"Të rinjtë janë largur për çështje punësimi jashtë shtetit, Itali, Greqi, Angli, për arsye ekonomike.

S'ka më të rinjë kemi ngelur vetëm, mes katër rrugëve. Një djalë që kam jashtë, është pa dokumenta," thanë ata.

E ndërsa vështirësitë ekonomike mbeten faktori kryesor i largimeve, banorët shprehen se prej vitesh tokat në fshat kanë ngelur djerrë.

"Janë larguar për arsye se nuk po punohej toka, rritja e çmimit të naftës i ka lën tokat pa punuar. Këtu ka qenë sektori i drithërave dhe prodhohej më shumë se nga fusha e Kutës. Rrita 6 fëmijë me këtë tokë dhe siguroja bukën për dy vjet," thanë ata.

Shkolla e fshatit frekuentohet vetëm nga 5 nxënës që bëjnë mësim kolektivë dhe një mësuese.

"S'ka, 10 fëmijë janë këtë vit, kanë ikur, kanë ikur më shumë jashtë shtetit, nga 32 fëmijë që kanë qenë. Vazhdon nga klasa e parë tek e pesta, klasa kolektive," thanë ata.
Ikjet nga fshati janë një fenomen shqetësues në vendin tonë, ndërsa anembanë vendit zonat rurale kanë mbetur pa njerëz.