"16 vite Ora News" Sokolaj: Liria e medias tregon demokraci, gazetarët përpiqen çdo ditë për këtë në Shqipëri
Në 16 vjetorin e Ora News, në emisionin "Ditë e Re" u ftuan gazetarë, moderatorë e pjesë të stafit që për shumë vite dhanë kotributin e tyre në ngritjen e një media të pavarur që si qëllim kryesor ka transmetimin e lajmit tek publiku.
Trashëgim Sokolaj, Drejtori i Informacionit ne Ora News u shpreh se në këto vite pune ka kuptuar se gazetaria është një profesion për të cilën duhet të jesh i angazhuar 24 orë e për të cilën puna nuk mbaron.
Trashëgim Sokolaj: Ora News u kthye në një referencë të lajmit, për gazetarët e medias së shkruar. Shoesh herë Ora News ishte burim i parë për një lloj informacioni ose një ngjarje që na angazhonte për ta ndjekur. Sot Ora dhe Ora News pavarësisht se kanë pasur në start si një e vetme janë pasyqrim i realitetit shqiptar me të mirat dhe këqijat e veta.
Në shumë vende demokrative liria e shtypit është një nga letërlakmuesit kryesor për të kuptuar demokracinë e tij. Sot media në Shqipëri nuk është e lirë.
Janë për tu vlerësuar jo vetëm investimet në media, por dhe ata gazetarë dhe pronarë që bëjnë çdo ditë përpjekje për të qënë të lirë.
Gazetari Patrik Sadikaj u shpreh se pavarësisht shkëputjes nga media, ai do të jetë i lidhur gjithmonë me botën e televizionit e të gazetarit.
Patrik Sadikaj: Kur e kemi nisur kemi qenë bashkë me teknikët dhe montazhierët, mund të kemi qënë 20 veta. Kur jam larguar e kam lënë me rreth 350 punonjës në atë kohë, si korrespodentë, stafi mbështetës.
Fillimet janë gjithmonë të bukura pasi duket se punonim si një trup i vetëm.

