16 vite “Ora News”, Alba Kepi: Aset që i duhet publikut shqiptar. E vetmja që i jep zë shqiptarëve në Itali

Në këtë 31 janar shënohet plot 16 vite nga dita që lindi rtv Ora News. E ftuar në studion e lajmeve për tëdiskutuar këtë ngjarje që ka shënuar karrierën e shumë gazetarëve në Shqipëri dhe jo vetëm, ishte gazetarja dhe korrespondetja e Ora News” në Itali, Alba Kepi.

Kepi në shumë prej vlerësimeve të saj mbi këtë institucion mediatik unik në llojin e tij në raport me të vërtetën, u ndal tek vëmendja që ky televizion ka treguar ndaj bashkëatdhetarëve që jetojnë e punojnë në Itali.

Po ashtu, Kepi foli për rëndësi që ka trensmetimi i së vërtetës, pa bërë kompromise me pushtetet, avarësish se të kujt krahu politik janë ato.

“Ky televizion ka qenë gjithmonë në krah të publikut, në krah të vërtetës, asnjëherë nuk është nënshtruar pushtetit.

Është një aset që i duhet publikut shqiptar pikërisht për të vërtetat dhe seriozitetin që e përcjell lajmin.

Shumë gjëra më kanë ndihmuar ta shikoj edhe nga larg për shkak se unë jetoj në Itali, dhe kur e shikon edhe nga larg atëherë je e bindur se ky televizion është me të vërtetë pranë publikut dhe interesave të tij.

Kjo pasi redaksia, drejtuesit dhe vetë pronari i këtij televizioni i kanë dhënë të gjithë vëmendjen Italisë për të qenë sa më pranë shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje.

16 vite “Ora News”, Alba Kepi: Aset që i duhet publikut

Kemi pasur qeverisje të djathta, tani e kemi të majtë,  dhe më shumë se opozitare, Rtv Ora dhe Ora News është media e pavarur dhe koherente duke qenë gjithmonë nga ana e së vërtetës. Mendoj se profesionaliteti i gazetarëve ka dëshmuar që të jenë të fortë dhe të vazhdojnë në atë çfarë është misioni i tyre, lajmi i vërtetë.

E konsideroj këtë redaksi si vlerë të shtuar dhe një mënyrë për t’ia dalë në çdo situatë dhe momente të vështira.

Ka pasur momente të vështira personale dhe profesionale, por pavarësisht momenteve që kalon, ato kthehen në motiv për të bërë detyrën sidomos kur kemi të bëjmë me pasionin për punën. Dhe të gjitha kalohen kur ke bashkëpunimin profesional të redaksisë, drejtorit dhe vetë pronarit për të bvazhduar punën me qetësi dhe për të thënë gjithmonë të vërtetat. Tv Ora me koherencën e tij është përpjekur të përcjellë të vërtetat që ne shikojmë, pa dyshim të dokumentuara dhe të paanshme.

Mesazhi për gazetarët: Para së gjithash të mos bëjnë asnjë lloj kompromisi me lajmin, dhe asnjë lloj komprpomisi me të vërtetën dhe mbi të gjitha tek pasioni për të bërë detyrën.

Nëse nuk e ke pasion lajmin, nëse nuk e ke pasion të vërtetën atëherë je shumë larg lajmit dhe kjo natyrisht kërkon kurajon e saj.

I uroj familjes Ora që pavarësisht sfidës politike që ka aktualisht, të vazhdojë misionin e saj për të vërtetën”, u shpreh ndër të tjera gazetarja Alba Kepi.