"16 vite Ora News", Cako: E çuditshme mos të thotë dikush çfarë të bësh, në media të tjera nuk ndodh kështu
Ora News feston sot 16 vjetorin e saj. I ftuar në emisionin "Ditë e Re" Alfred Cako tashmë pjesë e televizionit RTV Ora me emisionin "Jashtë Matriksit" u shpreh se në këtë televizion ka gjetur atë që nuk e ka parë në asnjë media: lirinë e gazetarit e moderatorit në emisionin e tij pa u ndikuar e drejtuar për qëllime të caktuara.
"Është e çuditshme që në media të mos i bjerë askush telefonit për të të orientuar e për të të dhënë një ndikim. Kjo nuk është karakteristikë në mediat e tjera. Ata përpiqen të të orintojnë në drejtime të caktuara për të arritur qëllime të caktuara e për të marrë tendera për të marrë përfitime nga qeveria.
Media, sipas Monteskiesë, është projektori i mënyrës sesi qeveria i shpenzon paratë e njerëzve e të popullit. Qëllimi i një media nëse bëhet një objekt, rrugë, shkollë nuk është të shkojë të lavdërojë qeverinë pse e bëri, se ajo lavdërohet vetë, ka mikrofona sa të duash me ministra e drejtorë.
Detyra e media është nëse kjo shkollë është bërë me 10 lekë, a mund të bëhej kjo me 9 lekë, mos kanë abuzuar kta me 1 lekëshin. Të jetë një opozitë e përjetshme," tha Cako.
