Moti i keq, 460 ha tokë ende nën ujë në Lezhë, problematike kuotat e lumit Mat
Situata në territorin e Qarkut të Lezhë duket se është e normalizuar, pasi në zonë ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët.
Nga të dhënat e fundit, raportohet se ka një tërheqje të ujit në tokat bujqësore, ndërsa kuota e lumit Drin është nën nivelin e pikës kritike, ndërsa shqetësuese paraqitet situata me lumin Mat, ku kuota vazhdon të ketë gjendje të ngritur duke shkuar tek normalja, kjo dhe për shkak të shkarkimeve të Hidrocentralet e Ulëzës dhe Shkopetit.
Sa i përket sipërfaqes së përmbytur në të gjithë Qarkun e Lezhës raportohet se afro 460 hektarë tokë bujqësore është e përmbytur.
SITUATA NË QARKUN LEZHË DATË 24.01.2023, ORA 08:20
Në territorin e Qarkut Lezhë ka patur reshje shiu me intensitet të ulët, rreth 11 mm shi.
Kuota lumit Drin është në nivelin +0.6 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, (Kemi rënie me 0.1 m, nga darka), kurse kuota e lumit Mat vazhdon të ketë gjendje të ngritur duke shkuar tek normalja, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumin Fan është rreth 39 m³/s, por pa krijuar probleme.
Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm.
Hidrovori Balldre kuota -1.8 m (-1.5 m ) kuota kritike.
Hidorvori Tale kuota - 0.3 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.
Hidrovori Shllinza kuota -1.4 m nga - 0.5 m kuota kritike.
Hidrovoret e tjerë punojnë për ruajtjen e kuotave, sipas rastit.
Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet:
Në ish-kënetën Gjonëm vazhdon të kemi rreth 30 ha tokë të përmbytur.
Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë, raportohet:
Në ish-kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vazhdon të kemi të përmbytur akualisht rreth 100 ha.
Në njësinë adminstative Zejmen vazhdon të kemi kemi rreth 100 ha toke bujqesore te permbytura ne ish kënetën Spiten –Tresh.
Në total si qark kemi rreth 230 ha tokë bujqësore të përmbytur. (30 ha bashkia Kurbin dhe 200 bashkia Lezhë).
Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë, raportohet:
Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Reshjet e shiut janë me intensitet të ulët.
Probleme të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pishëm nuk raportohen.
Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen.
Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.
Edhe gjatë ditës së sotme struktuat e MC të bashkive të qarkut Lezhë, do të jenë në terren për të ndjekur situaten dhe problematikat.
Ne zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë situata është nën monitorim të vazhdueshëm.


