Autoritetet italiane: Në Shqipëri u reduktuan parcelat me kanabis, por u shtuan shtëpitë e barit

Për herë të parë pas mbi 5 vite bashkëpunim, Autoritetet italiane sinjalizojnë se operacionet ajrore të Financës Italiane kanë vërtetuar reduktim të parcelave me drogë në Shqipëri. Por ngrejnë alarmin mbi një formë të re të kultivimit të bimëve kanabis, atë që njihet ndryshe si shtëpitë e Barit.

Grupet krimianale në Shqipëri kanë hequr dorë nga kultivimi i kanabisit në fushat e hapura e në zonat pyjore të vështira për asgjesim, për shkak të kontrolleve të rrepta ng ajri të Guardi Di Fananca, raportojnë autoritetet italaine.

Por ato theksojnë se kanabisi që kultivohet në Shqipëri vijon të mbetet problem pasi grupet krimiale po mbjellin lëndn narkotike në sera, shpesh të pajisura me sistem ujitije e ngrohje të një teknologjie të lartë për të shpejtuar procesin. Kjo metodologji e bën shumë më të vështirë identifikimin e tyre.

Ky është konkluzioni i dalë nga takimi i tretë tekniko-operativ i zhvilluar në Romë mes autoriteteve policore italiane e atyre shqiptare, ku morën pjesë Drejtori i Përgjitshëm i Policisë italiane Lamberto Gianinni e Drejtori i Policisë shqiptare Muhamet Rrumbullaku.

Takimi i Romës u ndal dhe në bashkëpunimin e luftës kundër terrorizmit e në rolin qëndror që dy vendet kanë në garancinë e sigurisë në Europë. Po ashtu u evidentua rëndësia e aktivitetit të Grupit Skanderbegh ku është përfshirë dhe shteti i Kosovës në fenominin e foreign fighters.

Gjatë punimeve të Tryezës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë italiane zyrtarizuan marrëveshjen për çështjet e formimit policor, duke firmosur një dokument që përcakton hapat që do të ndërmerren për funksionalitetin dhe implementimin e kësaj marrëveshjeje.

Autoritetet italiane: Në Shqipëri u reduktuan parcelat me kanabis, por