Vasili: SPAK-u do të merret me të gjitha çështjet e 3000 viteve të fundit, por jo me incineratorët

Përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i Partisë Lirisë, Petrit Vasili shkruan se SPAK nuk shkon do të Sharrë për çështjen e incineratorëve.

Ai thekson se SPAK do të merret me të gjitha çështjet e 3 mijë viteve të fundit, por vetëm me atë të incineratorëve jo.

Vasili: SPAK-u nuk shkon dot ne Sharre...eshte i zene me iliret! SPAK-u do hetoje te gjitha çeshtjet e tre mije vjeteve te fundit, por... perjashtuar inceneratoret. SPAK-u do te zbardhe se si guvernatori i Mbretereshes ilire Teuta, Demetër Fari e tradhtoi atë, sepse kjo eshte çeshtje aktuale. SPAK-u do zbardhe me urgjence tradhetine e njerit prej Bato- te te ilireve sepse opinioni sot eshte shume i shqetesuar. SPAK-u do zbardhe edhe korrupsionin e Ali Pashe Tepelenes, qe nuk i beri muret e kalase me materiale te mira sic e ka zbuluar Fondi i Zhvillimit te Rames, se korrupsioni i Aliut po ma demton shume.

SPAK-u do te zbardhe edhe se kush e rekrutoi Hamza Kastriotin kur kreu tradhetine ndaj Skenderbeut. SPAK-u do te zbardhe edhe legjenden e Kalase se Rozafatit. Pra SPAK-u sic e shikoni jo qe nuk punon, por eshte i mbytur ne pune. Ndaj nuk ka asnje gram kohe te merret me keto qindra milion eurot e inceneratoreve. Pret puna e inceneratoreve. Pastaj a shkohet dot deri ne Sharre, ne fund te botes... 15 min larg nga zyrat e SPAK-ut. Prandaj kot i bini ne qafe SPAK-ut, ai po punon!