Akuza ndaj Berishës, Bashës dhe Ndrea Prendit, Ora News siguron kallëzimin e Manjës në SPAK

12 vjet nga vrasja e 4 protestuesve në demonstratën e 21 Janari 2011, para godinës së Kryeministrisë, qeveria e majtë dorëzoi në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion një kallëzim ndaj Sali Berishës.

Veç ish-kryeministrit demokrat në kallëzim janë përfshirë edhe Lulzim Basha në cilësinë e Ministrit të Brendshëm të kohës dhe Ndrea Prendi, ish-komandant i Gardës së Republikës.

Sipas Ministrit të Drejtësisë që ka firmosur kallëzimin, ata kanë kryer veprën penale "vrasje në rrethana të tjera cilësuese" dhe "shpërdorim detyre".

Dërgimin e dosjes në SPAK të paralajmëruar fillimisht nga zyrtarët e PS, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e argumentoi me publikimin e një komunikimi të Gardës, të cilën e cilësoi provë të re.

Audion që maxhoranca kërkon të merret si provë për të nisur hetimin ndaj Sali Berishës për 21 janarin e publikoi gazetari Artan Hoxha, i cili e dorëzoi në Policinë e Tiranës.

Pas zhvillimeve me protagonistë politikanë, prokuroria e Tiranës përmes një njoftimi bëri me dije se prej vitit 2021 ka rinisur hetimet e pezulluara dhe ka urdhëruar kryerjen e veprimeve me qëllim zbulimin e autorit të vrasjes Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës.

Organi i akuzës thotë se çështja ka mbetur te Policia e Tiranës.

Në 18 shtator 2013,  Gjykata e Apelit të Tiranës dënoi me 1 vit burg ish-komandatin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite burg.

Ata u shpallën fajtorë për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” për vrasjet e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit.

Ndërsa vrasja e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës mbeten pa autorë.

Akuza ndaj Berishës, Bashës dhe Ndrea Prendit, Ora News siguron