E rëndë në Elbasan, makina përplas këmbësorin dhe arratiset, vdes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar humbi jetën në Elbasan në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:25, në unazën e qytetit.

Një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë shtetasi F. S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.