Alfred Cako: Në Davos folën ata që duan të zhdukin makinat me naftë dhe krijuan plandeminë
"Davos, për çfarë u fol; Siguria dhe plandemia" – ishte tema e emisionit "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako më 23 Janar 2023 në RTV Ora.
Cako: Themeluesi i Davosit nuk ka marrë pjesë si në çdo vit tjetër, Klaus Schwab, ndërsa spikati Henry Kisinger. Davosi është hermetik dhe nuk lejohen gazetarë të jashtëm.
Njerëzit nuk e merreshin seriozisht këtë takim, por është frontmeni i gjërave që do të ndodhin nëse njerëzit do të vazhdojnë të flenë.
Këta nxisin vetë protestuesit që i paguajnë kundër karbonit. Asnjë protestues që çon ujë në mullin e Davosit nuk janë të organizuara nga populli.
Këta flasin se ka ngrohje globale dhe që të hiqen makinat. Kur dalin ata thonë s epo ndiqet zëri i popullit për të zhdukur makinat ma karburant.
Për plandemitë kanë folur ata që e kanë organizuar atë. Qysh në vitin 2016 kishte një organizim për mbledhjen e sa më shumë fondeve për vaksinat. Pra e kanë parashikuar fallxhorët që në vitin 2020 do të kishte pandemi dhe këtyre u duheshin fonde për vaksinat.