Logu: Kushtetuesja pranoi kërkesën e PD-së, Olta Xhaçka ka përfituar nga pasuria publike

Avokati pranë PD-së, Marash Logu e ka cilësuar si një vendim pozitiv pranimin e kërkesës së Alibeajt ndaj Kushtetueses për mandatin e Olta Xhaçkës.

Ai shkruan se tashmë Kuvendi është i detyruar që t'ia dërgojë çështjen Kushtetueses, ku me fakte e argumente do të provohet se Olta Xhaçka, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjin.

Logu: Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike (1/10 së deputetëve), duke shpallur antikushtetuese mbrojtjen politike që mazhoranca synoi t'i bënte deputetes dhe ministres së saj. Tashmë Kuvendi është i detyruar që t'ia dërgojë çështjen Gjykatës Kushtetuese, ku me fakte e argumente do të provohet se Olta Xhaçka, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjin, ka përfituar nga pasuria publike. Vendimi i sotëm është një lajm i mirë se Shqipëria nuk do të bëhet vendi i parë në botë, ku deputetë dhe ministra shpallen investitorë strategjikë!