Qefalia: Rreziku kibernetik i pranishëm, çështja nuk duhet nënvlerësuar
Xhemal Qefalia deputet i PS në një intervistë për Ora Neës me gazetaren Besmira Pelushaj tha se rreziku nga sulmi kibernetik është i pranishëm.
Sipas tij rol të rëndësishëm kanë luajtur ndërkombëtarët dhe “po punohet në mënyrë intensive që të kemi një mbrojtje më të mirë”.
Xhemal Qefalia: Masat që janë marrë për mbrojtjen kibernetike janë më të mira. Sulmi por dhe suporti i SHBA po bëjnë që të ketë një mbrojtje më decizive. Është një sulm i vazhdueshëm i pandërprerë, mendojnë se po punohet në mënyrë intensive që të kemi një mbrojtje më të mirë. Masat që po merren kryesisht nga partnerët tanë duke e konsideruar Shqipërinë një vend me informacion më të gjerë, vijojnë. Sulmi është bërë dhe mund të vijojë ti bëhet vendit. Rreziku është i pranishëm.
“Është një çështje që nuk duhet nënvlerësuar. Po punohet për ngritjen e një sistemi që të jetë sa më unik, sa më i mbrojtur.”, tha ai.
