Memaliaj, përfshihet nga zjarri lokali, djeg dhe banesën ngjitur

Një lokal në qytetin e Memaliaj është përfshirë nga zjarri rrreth orës 21:43 të mbrëmjes.

Lokali është në pronësi të shtetasit A. S., banues në Memaliaj.

Në momentin e përfshirjes nga flakët ka qenë i mbyllur.

Gjithashtu, për shkak të flakëve është djegur pjesërisht banesa e shtetasit G. M., e cila ndodhet në afërsi të lokalit.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale.  Nuk ka njerëz të dëmtuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.