Çollaku: Mazhoranca, propagandë me 21 janarin. Ministrat e PS flenë në SPAK, duhet drejtuar shigjeta nga opozita

Prokuroria e Tiranës ia hodhi topin policisë për dosjen e "21 janarit", duke theksuar se materialet janë dërguar në policinë e Tiranës prej vitit 2021 për zbardhjen e ngjarjes.

Pas njoftimit të Ulsi Manjës për kallëzim në SPAK, Prokuroria tha se tashmë ka urdhëruar nisjen e verifikimeve për audio-regjistrimin e publikuar ditët e fundit.

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në Ora News tha se mazhoranca është më shumë e interesuar të bëjë propagandë me këtë ngjarje sesa për drejtësi.

Çollaku: Çerekun e këtij zelli sikur Manja dhe Balla të kishin pasur për "184", drejtësia do të kishte pasur shanse të sillte rezultate shumë herë më tepër. 12 vite pas ngjarjes tragjike ku humbën jetën 4 qytetarë shqiptarë mazhoranca ka nevojë më tepër për propagandë dhe jo drejtësi.

Nga 2013 e deri më sot Edi Rama ka çdo pushtet. Nga 2016 e deri sot kur u ribë dhe drejtësia ka dhe drejtësinë të mbërthyer kudo. Fuqia e tij për të ndikuar janë në ekstrem dhe ka pasur mundësi të nxjerrë çdo provë.A kemi në këtë rast një nevojë për të përfshirë si shumë herë fatkeqësisht prokurorinë shqiptare në prag zgjedhjesh, a po bie në kurthin e përdorjes elektorale prokuroria shqiptare në këtë rast?

Dyshimet përforcohen sipas tij kur sheh edhe se kush ka marrë përsipër ti japë zë kësaj çështje.

Çollaku: Pa paragjykuar aspak audiopërgjimin e kolegut Hoxha ka shumë gjëra teknike dhe juridike që duhet të marrin përgjigjen e ekspertëe përkatës të institucioneve të zbatimit të ligjit.Ky material a ka qenë aty, mbase është në dosje, mbasë ka dhe më tepër. Kemi autorë të dënuar për këtë ngjarje, dy vrasje janë me autorë, dy pa autorë. Por kanë kaluar të gjitha shkallët e gjykimit. Ka shkuar në Strasburg.

Rikthimi në hetim bëhet për një rrethanë të re hetimore. Jemi në kufijtë e kësaj rrethane të re, a mund ta quajmë provë së paku? Janë të marrë në forma ligjore, a sjellin indicie të reja? I kemi të gjithë shpresat te 17 prokurorët e SPAK por janë 400 të tjerë që kanë të njëjtën fuqi ligjore që u jep drejtësia e re. Nëse i referohemi publikimeve të deritanishme a kemi një përfshirje të një ministri, kryeministri, deputeti, disa ministrave që janë target i SPAK?

Sipas Manjës, mazhoranca po përfshin SPAK te "21 janari" për të shfokusuar vëmendjen ndaj aferave të saj.

Çollaku: Mazhoranca ka një defiçit në punët publike. Deputetët dhe ministrat e mazhorancës pothuajse flenë te SPAK, mbaron njëri, futet tjetri. Kanë zënë radhë aty për tu thirrur me radhë. Duke qenë se opinioni po njihet me vjedhje e plaçkitje qindra milionë euro, mazhoranca ka nevojë emergjente të përfshijë institucionin se edhe këtej nga ana e opozitës që ka 10 vjet që nuk prek pushtet me dorë i bëjnë gjëmën vendit. Prokuroria është institucion më i besuar se policia. Hoxha linte të kuptonte se e ka marrë kasetën nga të huajt, nga partnerët mbase. Nëse e kanë pasur dhe e kanë mbajtur mirë nuk kanë bërë që se kanë dorëzuar më herët.

Në gjykimin e tij personi më i painteresuar për zbardhjen e kësaj ngjarje është vetë Rama.

Çollaku: Edi Rama është organizator i protestës. Kam bindjen se Kryeministri është njeriu më i interesuar që mos të ketë asnjë hetim të mëtejshëm se ka rolin e vet në organizim dhe fije të tjera të pabëra ende publike ku ai ngarkohet me përgjegjësi penale.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.