Aktorëve do u rishikohet paga, Ministria e Kulturës rihap fondin për artistët e rinj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2023, 19:08
Pas kërkesave të vazhdueshme të artistëve, ministrja e Kulturës Elva Margariti premtoi rishikimin e pagave.
"Të rishikojmë më gjerë të gjitha pagat dhe të gjitha buxhetet e dedikuara për paga apo honoraret artistike."
Në konferencën për prezantimin e drejtorëve të Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental, Margariti njoftoi rikthimin e fondit për artistët e rinj.
Aplikimet do të jenë të hapura deri në 23 shkurt.
"Në mbështetje të gjithë krijimtarisë të të rinjve."
Rritja e nivelit artistik dhe afrimi i publikut janë prioritetet e Altin Bashës në krye të Teatrit Kombëtar.
Gjergj Prekazi, drejtor i Teatrit Eksperimental synon produksione më bashkëkohore dhe bashkëpunime rajonale.
Ministrja Margariti kërkoi nga dy drejtorët më shumë bashkëpunim.

