320-vjetori i Kuvendit të Arbrit, kultura e lashtë dhe ajo e diktaturës në emisionin e veçantë

Një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar është sjellë në kujtesë nga qytetarët e Lezhës.

Në 320-vjetorin e Kuvendit të Arbrit, pikërisht aty ku ky Kuvend uy mbajt në kishën e Shen Gjon Kryepremit në fshatin Merqi u bënë bashkë historianë, autoritete lokale, deputetë e banorë të zonës por nuk munguan edhe përfaqësues nga trevat e tjera të Shqipërisë.

Pjesë e aktivitetit ishte dhe promovimi i relacionit të Imzot Vincens Zmajevic që është botuar në Gjuhën Shqipe.

Kuvendi kishtar i Arbrit ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar mbajtur me 14-15 janar të vitit 1703 me përkrahjen e Papa Kelmendit XI.

Vendimet kryesore ishin kërkesa për hapjen e shkollave dhe botimi i librave në gjuhën shqipe.