Çmimet e Kritikës, Blanchett shpallet “Aktorja më e mirë femër”, Fraser “Aktori më i mirë”
Në Los Angeles u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve të kritikës për filmat dhe shfaqjet e preferuara televizive. Mbrëmja ishte e jashtëzakonshme për filmin dramë “Everything everywhere all at once” që rrëmbeu çmimet kryesore. Cate Blanchett u shpall “Aktorja më e mirë femër”.
Në Los Angeles u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve të kritikës për filmat dhe shfaqjet e preferuara televizive. Këtë vit u shënua edicioni i 28-të i “Critics Choice awards”. Mbrëmja ishte e jashtëzakonshme për filmin dramë “Everything everywhere all at once” që rrëmbeu çmimet më të mira të kritikës, përfshirë dramën më të mirë, regjinë më të mirë e aktorin më të mirë joprotagonist, Ke Huy Quan.
Cate Blanchett u shpall në “Critics Choice Award” si aktorja më e mirë femër për rolin e saj në filmin “Tar”, ndërsa Brendan Fraser u vlerësua si aktori më i mirë për rolin në filmin “The Whale”. Better Call Saul” triumfoi për nga bota e televizionit, me 3 çmime, atë të serialit më të mirë dramatik dhe aktorin më të mirë mashkull për Bob Odenkirk.
“Abbott Elementary” edhe nga kritikët u cilësua si seriali më i mirë komedi. Michelle Pfeiffer doli në skenë për të nderuar Jeff Bridges me Çmimin e “Karrierës”, në nder të punës së tij për 7 dekada si aktor.
Fituesit e “Critics Choice Awards” shihen si pretendentë mjaft të mire, për çmimet Oskar.
