Monumentet e harruara të Kulturës/ Tepelena: E pafalshme! Po ringrejmë piramidën e diktatorit dhe Ura e Zogut po shembet

Përplasja mes Ministrisë së Kulturës dhe specialistëve të trashëgimisë vijon dhe shkak i kjëtyre përplasjeve janë punimet restauruese dhe ndërhyrjet e gabuara në monumentet e kulturës, që për specialistët e trashëgimisë kulturore janë përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës dhe vetë Qeverisë.

Nga veriu në jug të vendit ndërhyrjet e gabuara në monumentet e kulturës, apo më flagrantet duke i dhënë ato me koncension në këto 10 vite të qeverisjes së vendit nga mazhoranca socialiste sipas specialistëve të trashëgimisë janë punimet jashtë kritereve, por dhe kontrata të dëmshme që i i bëhet vendit.

Andi Tepelena, aktivist dhe përfaqësues i skenës së pavarur kulturore akuzoi qeverinë se po ndiqet një politikë anti-kombëtare nga ana e saj, ku në shënjestrën e sulmit politik janë pikërisht monumentet e Kulturës dhe trashëgimisë kulturore

“Pavarësisht situatës, shqetësuese mbetet fakti që ekspertët e fushës kanë mbyllur gojën

Rasti i butrintit është rasti më flagrant, por dhe më i komplikuar njëkohësisht, pasi në të është përfshirë një kompani, apo fondacioni të huaj. Kjo është një dëm i madh me thënë të drejtën, pasi të ardhurat që siguronte Butrinti nuk kishte nevojë për asnjë dhënieje me konvcensiuon.

Rastin në fjalë ne e kemi në Gjykatën Kushtetuese, dhe presim një vendim që raste të tilla të mos përsëriten më nga qeveritë në të ardhmen, si me apolloninë, Durrësin apo kudo tjetër.

Shembulli vjen nga Kosova për mënyrën se si po investojnë në trashëgiminë kulturore. Është pafalshme që në Shqipëri po rindërtohet Piramida e diktatorit, ndërkohë Ura e Zogut që është një vepër e mirëfilltë e trashëgimisë kulturore, që është dhe simbolika e lidhjes mes Veriut dhe jugut të Shqipërisë. Dhe në fakt ky keqtrajtim me trashëgiminë kulturore është shenjë e mentalitetit komunist duke përcjellë mesazhin që edhe demokracia jonë është në rrezik”, u shpreh Tepelena, duke thënë se rastet janë denoncuar edhe nga “Europa Nostra” që është dhe zëri i BE-së sa i përket trashëgimisë kulturore.