Tomografi e politikës, Zef Ndreka me dy vëllime analitike të tranzicionit shqiptar

Autori, Zef Ndreka, sjell për lexuesit në botimin e ri me dy vëllime një analizë të ftohtë rreth zhvillimeve politike gjatë viteve të fundit. Ai flet për tranzicionin e tejzgjatur dhe pasojat e lojës politike në Shqipëri.

"Një tomografi e politikës së sotme shqiptare" është libri që tashmë ka ardhur për lexuesit nga autori Zef Ndreka.

Sipas Ndrekës, lexuesit do të gjejnë aty një analizë mbi një kronikë politike të paprekur.

"Se kisha menduar asnjëherë që do përmblidhja anqaqlizat e mia, përsiatjet dhe shkrimet në një libër. Duke e parë dhe më me pak emocione, më ftohtë e shikoj se shumë çalon politika.

Është një libër që nuk i ka shpëtuar asnjë nga ngjarjet politike që ka ndodhur sidomos në dy vitet e fundit. Është një kohë politike që ndodh ndoshta dhe një herë në një shekull në një shtet".

Të pranishmit vlerësuan përceptimin dhe persiatjet e autorit.

Sipas tyre është një libër i rrallë.

"Është një libër që meriton respekt të madh".

Në tërësinë e vet ky libër flet për stërzgjatjen e tranzicionit shqiptar përmes luftës apo lojës politike.

Aty gjithashtu do të gjeni forma të ndryshme të kronologjisë politike të viteve të fundit, ashtu thjesht dhe pa devijuar aspak nga e vërteta sipas autorit.