"Profesionisti" ngjitet në skenë, shfaqja me regji të Leka Bungos merr vlerësime të mëdha në Vlorë

Regjisori i mirënjohur Leka Bungo është rikthyer në teatrin "Petro Marko" në Vlorë. Ai ka vënë në skenë mbrëmjen e së premtes premierën e dramës “Profesionisti”. Shfaqja tërhoqi qindra spektatorë, të cilët vlerësuan shfaqjen dhe performancën e aktorëve.

Në mbrëmjen e së premtes teatri "Petro Marko" në Vlorë hapi dyert  për të shfaqur për  herë të parë premierën e dramës “Profesionisti”.

Pas një periudhe të gjatë provash aktorët u ngjitën në skenë  mes emocionesh të mëdha për të performuar rolet e tyre për publikun vlonjat.

Nën regjinë e Leka Bungos dhe interpretimin e aktorëve Viktor  Zhusti, Astrit Hasani, Matilda Avduli dhe Artan Islami, drama përcolli mjaft emocione, ndjesi dhe mesazhe tek i gjithë publiku.

Veç emrave të rëndësishëm të artit kombëtar kjo premierë solli në qytetin e Vlorës presidentin e Republikës Bajram  Begaj, i cili zgjodhi të promovojë personalisht rëndësinë e kësaj ngjarje kulturore të qytetit.

"Liria është pa çmim, ky është mesazhi i shfaqjes."

Në fund të shfaqes përcolli emocionet e tij dhe regjisori Leka Bungo si dhe aktorët e tjerë.

Shfaqja u mbyll me duartrokitje të mëdha dhe jashtë dyerve të  teatrit "Petro Marko" nuk munguan as emocionet e qytetarëve vlonjat.

Premiera "Profesionisti" do të shfaqet sërish në teatrin "Petro Marko" përgjatë fundjavës të shtunën dhe të dielën.