Pakti Berisha-Dule për “14 majin”?/ Omonia dhe PBDNJ përcaktojnë kandidatët në 3 bashki

Pasi Partia Demokratike dhe kryetari i saj Sali berisha vendosi që t’i lërë zonë të lirë për përfaqësimin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, forcë kjo që drejtohet nga Vangjel Dulke, ky i fundit nuk ka humbur kohë për të zgjedhur emrat që do të garojnë para kandidatëve të PS-së në garën e 14 majit.  

Këshilli i Përgjithshëm i OMONOIA-s është mbledhur të shtunën ku në rend të ditës ishin zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit.

Këshilli i Përgjithshëm zgjodhi unanimisht kandidatët për kryetar bashkie OMONIA-PBDNJ për zgjedhjet e ardhshme në bashkitë Dropull-Pogoni, Finiq dhe Himarë.

Konkretisht në bashkinë Dropull-Pogon kandidat do të jetë z.Thanas Maneka, në bashkinë e Finiqit kandidat do të jetë Leonidhe Kristo dhe në bashkinë e Himarës Fredi Beleri.

Pakti Berisha-Dule për “14 majin”?/ Omonia dhe PBDNJ

Pakti Berisha-Dule për “14 majin”?/ Omonia dhe PBDNJ

Pakti Berisha-Dule për “14 majin”?/ Omonia dhe PBDNJ
Fredi Beleri