Koalicion me Patozin dhe Shehin? Shabani: Nuk kemi ofertë, të përgjegjshmit të bëhen bashkë

Në një intervistë për RTV Ora, kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani u shpreh se Nisma nuk e ka përjashtuar asnjëherë mundësi me të gjitha forcat që nuk kanë përgjegjësi për situatën e vendin në këto 32 vite.

Ai tha se ndërkohë sondazhet tregojnë se njerëzit mbi 60% janë kundër Edi Ramës dhe Erion Veliajt, por ata fitojnë për shkak të palës përballë.

Shabani: Nuk e kemi përjashtuar asnjëherë mundësi me të gjitha forcat që nuk kanë përgjegjësi për situatën e vendin në këto 32 vite. Por nuk kemi asgjë konkrete dhe nuk dimë gjë të jetë bërë koalicion. Nuk jemi kundër të gjitha mundësive që të bëhemi bashkë me të gjithë aktorët që të sjellim ndryshimin në vendin tonë. Nuk ka pasur asnjë ofertë nga Patozi dhe as nuk e kemi takuar. Ndoshta është një propozim publik i Patozit dhe ka shprehur një dëshirë publike.

Ndërkohë sondazhet tregojnë se njerëzit mbi 60% janë kundër Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Megjithatë me këtë pakicë që ai ka, duke përfituar nga dobësia e palëve të tjera ai fiton. Ne kemi përgjegjësi histori për tu bërë bashkë si njerëz të përgjegjshëm. Ne kemi kufizim për të bashkuar me ata që janë si Edi Rama, por jemi të hapur për ata që nuk kanë përgjegjësinë për situatën e vendin sot.

Shabani shtoi se në situatën ku është vendi sot, ata që e duan një treg të lirë dhe institucione të forta dhe drejtësinë, nuk është Rusia, por perëndimorët.

Shabani: Filtri këtu nuk është ambasada amerikane, por atë që kërkojnë shqiptarët. PD-ja ka humbur boshtin ideologjik dhe politik. Prandaj debatet bëhen banale dhe shterpë. Në situatën ku është vendi sot, ata që e duan një treg të lirë dhe institucione të forta dhe drejtësinë, nuk është Rusia, por perëndimorët.