Balla: Berisha zhduku pamjet e 21 janarit, provat e reja nga radio. Dosja ti kalojë SPAK
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se Berisha gjatë ngjarjes së 21 janarit ka fshirë serverin e kamerave të kryeministrisë duke u përpjekur të fhsihte krimin, por tashmë ka dalë një provë e re.
Kjo lidhet sipas Ballës me komunikimet në radio.
Ai kërkoi gjithashtu që dosja tashmë ti kalojë SPAK për gjykim.
"Që Sali Berisha zhduku serverin e kamerave të kryeministrisë më 21 janar duke u gdhirë 22 janari nuk e fshehu dot krimin. Edhe prova më e re dhe më e rëndë që janë komunikimet me radio. Për sa më sipër kjo dosje nuk duhet të vazhdojë akoma të mbetet peng në prokurorinë e Tiranës.
Në lojën e vjetër të transferimeve nga një prokuror tek një prokuror tjetër që bien me rradhë nga vetingu dhe ia pasojnë më pas dosjen atyre që janë aty.
Nën dritën e kësaj prove të re materiale dhe të tjerave që do të dalin në dritë nga hetimi i gjithanshëm dhe objektiv do të duhet që kjo dosje edhe pse do të duhet të ishte transferuar me kohë, të transferohet tek prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Madje për vetë ngarkesën e madhe publike që ka duhet të kishte shkuar me kohë në SPAK. Prej 27 korrikut ka një kërkesë procedurale nga pala e dëmtuar që kërkon kalimin e kësaj dosje në SPAK," tha Balla.