Rihapje hetimesh për "21 Janarin"? Spiropali: Vrasje shtetërore. Vajza e Ziver Veizit: Do u shkojmë deri në fund

Partia Socialiste ka kërkuar rihapjen e hetimeve për 21 janarin. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një deklaratë për mediat shprehet se provat e reja tregojnë se kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore. Drejtësi ka kërkuar sërish edhe vajza e një prej viktimave.

12 vite pas vrasjes së 4 personave gjatë protestës së opozitës së asaj kohe, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, para Kryeministrisë,  Partia Socialiste kërkon serish rihapje të hetimeve.

Ishte Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila në një deklaratë për mediat i bëri thirrjes SPAK, të merrte në dorë çështjen, bazuar tek provat e reja. Pasi sipas saj faktohet se kemi të bëjmë me vrasje shtetëtore.

Spiropali: "21 janar, nuk pati vdekje aksidentale. Po vrasje shtetërore. Por publikimi dje  i transkiptit të një audio, flitet për armë zjarri dhe gadishmëri për zjarr. Sapo protestuesit kalojnë gardhin. Ndërkoh që 4 dëshmorët e asaj dite të zymtë u vranë shum larg gardhit, të Kryeministrisë. Kërkon reagimin e menjëhershëm të organeve të drejtësisë. Në dritën e homazheve që sot do të bëhen me nje  dritëz të re shprese, se drejtësia e re do të hapë menjëher hetimin e çështjes. Jamë këtu për të thënë, se ne nuk kemi hequr dorë dhe nuk do të heqim kurrë nga drejtësia për 21 janarin"

Drejtësi kërkoi edhe vajza e Ziver Veizit, Ana Veizi.

Ana Veizi: "Ka qenë e vështirë. Ajo që ndodhi nuk kemi si ta rikthejmë, të paktën përpiqemi të bëhemi të fortë. Gjithmon do kërkojm drejtësi, e kam thën dhe më përpara dhe do vazhdoj ta them,  unë  studioj për drejtësi. Unë besoj te drejtësia, drejtësia morale. Nuk do heq dorë së besuari, do përpiqem gjithmon ti shkojë deri në fund me aq sa mundësi do të kem unë. Ne kërkojmë të ndiqet nga SPAK. Rasti i babait tim është pak më i vështirë per ta mar SKAK-u. Ne do vazhdojmë përpjekjet tona, shpresojmë të arrijmë diçka"

Para kësaj deklarate ajo sëbashku me familjarët e tjerë të viktimave, të shoqëruar nga Kryeministri Rama dhe anëtarë të kabinetit qeverisës, bënë homazhe në vendet ku u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj