"14 maji", Këlliçi nis takimet në terren: Do i japim zgjidhje çdo shqetësimi

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi, zhvilloi një tur takimesh me banorët e njësisë 7 në kryeqytet, ku dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre lidhur me çmimin e ujit, transportin publik dhe kaosin e parkimit.

Nga ana e tij, Këlliçi premtoi se do t’u japë zgjidhje këtyre problemeve pas zgjedhjeve të 14 majit, nëse  votëbesohet  për të marrë drejtimin e bashkisë më të madhe të vendit.

Gjatë turit të takimeve në njësinë 7 në Tiranë, banorët ndanë shqetësimin për çmimin e ujit, furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm, parkimet dhe tarifat e transportit publik.

Nga ana e tij, Këlliçi u shpreh se do të dëgjojë të gjitha shqetësimet e qytetarëve të Tiranës, të cilave do t’u japë zgjidhje pas 14 majit.

Këlliçi u zgjodh nga anëtarësia e PD-së përmes procesit të primareve, ku mori votëbesimin për të qenë kandidat i opozitës për kryebashkiak përballë Erion Veliajt në zgjedhjet  lokale të 14 majit.