“Manipulimi i zgjedheve ka filluar”, Berisha paralajmëron: S’do njohim një proces të bazuar te vota e vjedhur

Kur na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet vendore të 14 majit, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, paralajmëron se opozita nuk do të njohë asnjë proces të bazuar mbi votën e vjedhur.

në një bashkëbisedim live me qytetarët, Berisha u manipulimi i zgjedheve ka filluar masivisht dhe ne po e ndjekim me intensitet.

“Manipulimi i zgjedheve ka filluar masivisht dhe ne po e ndjekim me intensitet. Por ne qëndrojmë në vendimin tonë. Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës dhe demokratë nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur.

Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama nuk ikën me votë. Se ky sot në këtë moment që flasim, narkoshtetin e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve.

Përgjigjia është vetëm një: vetëm revolucion”, deklaroi kryedemokrati Berisha.

Kreu i PD-së theksoi më tej se Lulzim Basha ishte peng, ndërsa shtoi se liria është rruga e vetme për bashkim.

"Unë mendoj se në interesin më të mirë tuajin, në interesin më të mirë të PD dhe Shqipërisë, bashkimi duhet të ketë si rrugë të vetme, lirinë dhe vetëm lirinë. Ç’nënkupton bashkimi ynë si njerëz të lirë?

Së pari, nënkupton që ne, brenda nesh, duhet të respektojmë votën e lirë. Ne në Shqipëri sollëm dy gjëra, votën e lirë dhe pluralizmin kur u themeluam. Dhe unë ju garantoj se gjatë këtyre muajve të fundit, kjo forcë politike ka votuar me votën e saj të lirë me shumë se të gjithë forcat e tjera në 30 vite. Primaret ishin një autostradë e hapur për të gjithë demokratët. Shumë prej tyre përfituan. Sot në disa qarqe apo rrethe, janë kandidatë të PD-së, ish-drejtues apo individë të cilët nuk u rreshtuan në fillim me foltoren. Por kuptuan se rruga e bashkimit është rruga e lirisë. Morën guximin, kandiduan dhe u votuan dhe sot janë kandidatë.

Së dyti, bashkimi i PD kalon duke pranuar mendimin ndryshimin. Po ju rikujtoj se statuti i 11 dhjetorit ka nenin e fraksionit. Çfarë do të thotë? Do të thotë që ata anëtarë, ata drejtues, ata deputetë, të cilët kanë mendime të ndryshme nga kryetari dhe kryesia aktuale, ata mund të krijojnë fraksionin e tyre. Dhe nga ai pozicion, të mbrojnë interesat e demokratëve që u besojnë. Pra, ne jemi parti e mendimit ndryshe. Tani duhet të them dy fjalë: çfarë tregojnë zhvillimet e kësaj force politike? Zhvillimet treguan se udhëheqja e saj ishte marrë peng. Bënte biznes me Edi Ramën. Se Lulzim Basha ishte marrë peng. Se Alibasha është peng. Ju garantoj se pengjet nuk ka forcë në botë që t’i ç'pengojë.

Ndaj duhet të dallojmë demokratët nga pengjet. Të tjerë tek-tuk ndjekin tenderat dhe të fituarit në mënyrë të pandershme.

Ata nuk mbrojnë interesat tuaja, nuk mbrojnë interesat e demokratëve. Pra, kemi të bëjmë me persona të caktuar, të cilët kanë faktuar në mënyrë të përsëritur se janë në vasalitet dhe keqpërdorim nga Edi Rama. A nuk doli Alibasha dhe u tha demokratëve se është rënë dakord që presidentin na e lanë ne? A u tall dynjaja me demokratët? Mund të jap shembuj të tjerë plot. Edhe njëherë, çdo demokrat që mendon ndryshe, nëse janë vërtet në pozicione se kanë kundërshtime me Sali Berishën apo kryesinë, të krijojnë fraksionin e tyre. Por qëndrimi larg zgjedhësve, qëndrimi larg anëtarëve, i dëmton çdo ditë që kalon", deklaroi Berisha.

Lajmi në përditësim...