"SPAK të rihetojë 21 janarin", Manja: Krim shtetëror, ajo kasetë e do një përgjigje
Partia Socialiste kërkon që SPAK të rihetojë 21 janarin.
"E kam për detyrë të ringre zërin tim deri në vendosjen e drejtësisë për 21 janarin. Dosja nuk mund të konsiderohet e hetuar sakohë nuk është hetuar si krim shtetëror. Dosja nuk mund të mbetet peng në sirtarët e prokurorisë së Tiranës pa asnjë veprim dhe sot pas 12 vjetësh. Dosja nuk duhet të vazhdojë akoma të bëjë ping-pong sa te një prokuror te tjetrit që bien me radhë nga vettingu. Kjo dosje do të duhet të ishte transferuar me kohë në SPAK, qysh ditën një të krijimit të SPAK".
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ju referua si një krim shtetëror.
"21 janari është krim shtetëror, akt i pastër terrorist i shtetit mbi qytetarët e tij dhe nuk ka asnjë justifikim. Kushdo që përpiqet të justifikojë këtë krim shtetëror si lojë pushteti kryen një krim të ri mbi drejtësinë".
Kërkesën për rihetimin e çështjes e mbëshështesin dhe te prova e re materiale e publikuar mbrëmë.
"Nga mbrëmë në darkë ka një provë të re materiale që mbështet deklarimet e ish-kryeministrit dhe provon katërcipërisht se kush janë urdhëruesit dhe autorët e vërtetë të këtyre vrasjeve që u morën jetën 4 më të mirëve ndër ne dhe që vranë përfundimisht shpirtin e protestës.

