Shokon Marc Overmars, zemra e ish sulmuesit punon vetëm 30 %

Ish-sulmuesi Marc Overmars bën një deklaratë shokuese teksa e pranon që ataku kardiak i përpara pak ditëve i ka shkaktuar dëme të pariparueshme në zemër dhe tashmë jeta e tij është në rrezik.

49-vjeçari që ka shkëlqyer me Ajax, Barcelonën apo Arsenal por edhe me fanellën e Holandës, u shtrua në spital në 30 dhjetor dhe momentalisht, zemra e tij pompon vetëm 30 % të sasisë së gjakut që duhet të pompojoë normalisht.

Shokon  Marc Overmars, zemra e ish sulmuesit punon vetëm 30 %

Një pjesë e muskujve të zemrës së tij ka vdekur dhe është jashtë funksionit për shkak të atakut dhe komplikacioneve në operacion. Me Ajax-in, ai ka fituar tre tituj Holande dhe një Champions League.