Koncensionet, Braçe kundër draftit të Ramës: Të mos bëhen kontrata të reja. Rregullat ndryshojnë në fund të vitit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2023, 11:22
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë diskutimit të projektligjit për koncesionet e PPP-të në Komisionin e Ekonomisë propozoi që mos të bëhen kontrata të reja.
Gjatë fjalës së tij në komision, Braçe theksoi se kjo nuk ka kuptim nëse rregullat do të ndryshojnë në fund të vitit.
"Nuk ka kuptim që të merremi me koncensione të reja. Sa kërkesa ka në proces për koncesione e PPP?
Zv. ministrja e Financave, Vasilika Vjero-Braçes: Ju përgjigjemi me shkrim.
Braçe: Ne të rinovojmë kontratat koncesione apo të merremi me koncesionet dhe partneritetet e reja, ndërkohë që në fund të vitit do të ndryshojmë rregullat. Ose të marrin në shqyrtim ato që thotë zonja", u shpreh Braçe.
