Opozita me dy padi, Kushtetuesja shqyrton sot mandatin e Olta Xhaçkës. Bardhi: Gur prove për Gjykatën!
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën për mandatin si deputete të Olta Xhaçkës.
Seanca pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa maxhoranca dhe opozita kanë pasur përplasje të forta mes tyre për mandatin e ministres së Punëve të jashtme.
Nga ana e saj opozita pretendon se Xhaçka nuk duhet të gëzojë këtë mandat pasi ka bërë shkelje.
Sipas opozitës, bashkëshorti i Xhaçkës, Artan Gaçe ka përfituar nga qeveria si investitor strategjik.
Opozita me anë të dy grupeve, pasi kemi dy kërkesë padi, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese. Pritet me shumë gjasë që kjo gjykatë të bashkojë dy paditë, pasi kanë të njëjtën kërkesë në vetvete.
Lidhur me këtë ccështje ka reaguar deputeti demokrat Gazment Bardhi, i cili e ka konsideruar një gur prove nëse Gjykata Kushtetuese është garante e Kushtetutës, apo është garante e regjimit të korruptuar të Edi Ramës.
Sipas tij vetëm në Shqipëri ndodh që një ministër të jetë edhe investitore strategjike.
“Vetëm në regjimin e korruptuar të Edi Ramës ndodh që një ministre/deputete të jetë edhe “investitore strategjike”! Sot në orën 10:00 Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim kërkesën e Grupit Parlamentar të PD lidhur me mbrojtjen që Edi Rama në mënyrë antikushtetuese i bëri në Kuvend investitores strategiike Olta Xhacka. E sotmja është një gur prove nëse Gjykata Kushtetuese është garante e Kushtetutës, apo është garante e regjimit të korruptuar të Edi Ramës”, deklaron Gazment Bardhi përmes rrjeteve sociale.
Kujtojmë se një grup deputetësh, si; Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Saimir Korreshi, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Merita Bakiu, Lefter Gështenja, Salaudin Jakupllari, Zheni Gjergji, Ferdinand Xhaferraj, Ilda Dhori, Emilja Koliqi dhe Flamur Hoxha, i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të zgjidhë konfliktin e kompetencave midis opozitës dhe mazhorancës, duke detyruar Kuvendin që ti kërkojë Gjykatës Kushtetuese heqjen e mandatit për deputeten Olta Xhacka.

