Diletta Leotta me fizik shpërthyes luan padel me portierin “gafaxhi”

Diletta Leotta nuk ndahet nga Lorius Karius. Portieri rezervë i Newcastle dhe prezantuesja italiane po shijojnë pushimet e stërzgjatura për shkak edhe të dëmtimit të shtatlartit gjerman.

Prej disa kohësh të lidhur, gardiani që zhgënjeu në finalen e Champions të vitit 2018, duket se po kalon një rini të dytë me femrën më të klikuar në botën virtuale të italianëve. Në këtë video, ata ndajnë bashkë edhe kohën sportive në një ndeshje padeli.