VIDEO/ Momente paniku nga tërmeti- Ishin në transmetim live në "Ora Sport", të ftuarit largohen me nxitim nga studioja

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë në minutat e fundit. Lëkundjet janë ndierë së tepërmi edhe në kryeqytetin e vendit, Tiranë.

Lëkundja ka shkaktuar panik tek të gjithë dhe urojmë se nuk do të ketë asgjë serioze pas gjithë kësaj situate të përjetuar.

Ndërkohë në momentin që tërmeti goditi edhe kryeqytetin tonë, në emisionin “Ora Sport” ishin në transmetim të drejtpërdrejtë kur të ftuarit dhe drejtuesit e emisionit dolën me nxitim derisa u qetësua situata dhe më pas telefonuan menjëherë familjarët për t’u siguruar se gjithçka ishte në rregull me ta.

Më poshtë video të tërmeteve ndër vite në emisionin ORA Sport

22 Shtator 2019

9 Janar 2022

17 Tetor 2022

15 Janar 2023