Heshtja që vret, “Revoltohet” Spaçi: Politika të mos mbulojë krimet e komunizmit

Pjesëmarrës të Revoltës së Spaçit dhe të burgosur politikë, shpallën 2023-in si vitin e qëndresës antikomuniste. Ata përkujtuan 50 vjetorin e kryengritjes dhe i bën thirrje autoriteteve të mos fshehin krimet e regjimit.

Nisi si një përplasje e izoluar me 21 maj të 1973, e kulmoi në një revoltë masive kundër regjimit.

Nga reparti 303 i burgut të Spaçit , ata ngritën flamurin pa yllin komunist. U shtyp në mënyrë tragjike me katër të pushkatuar edhe 60 të tjerë të ridënuar me 800 vite në total, por sistemin e tronditi. Në nder të protestuesve u mbajt sot 50 vite më pas, 1 minutë heshtje.

Protagonistët kujtuan ato ditë tmerri.

“22 ditë hetuesët, kriminelët më të mëdhenj që mund të ketë Shqipëria. U sulën mbi ne, si përbindësha,” tha Besim Ndregjonaj.

Besim Ndregjonaj, president i Unionit mbarëkombëtar të ishpersekutuarve politik të Shqipërisë, akuzoi politikën se po fshehë të vërtetën

“Ka 32 vite që politika shqiptare po e çkombëtarizon kujtesën e Kombit Shqiptar, një komb që ska kujtes , ai komb është i detyruar të dështoj si komb.Të përndjekurit politik të antikomunist shqiptarë, janë tepër të indinjuar me sjelljen e pushteteve politike gjat 32 viteve. Kanë heshtur ndaj krimit komunistë dhe kanë pronovuar bolshevizmin,” tha ai.

Në këtë përkujtim u vendos që 2023-shi të shpallet si viti i qëndresën antikomuniste.