Amnisti për të burgosurit? Basha: Qeveria po merr vendime të nxituara, stresi i shtuar për të burgosurit

Faik Basha, ish drejtues në policinë e burgjeve  në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Arnold Kariqi tha se qeveria ende nuk e ka caktuar se se kur do të jepet amnistia për të burgosurit dhe kjo "është një stres i shtuar për të burgosurit".

"Amnistia është e nevojshme por momenti i zgjedhur, situata krijon probleme', tha ai.

Sipas tij "Qeveria po merr vendime të nxituara vetëm për vetëm për të krijuar idenë që po punon".

Faik Basha: Qeveria tani në prag të zgjedhjeve po bën një serë amnistish. Është amnistia për të burgosurit, është dhe amnistia fiskale të cilat bëhen në prag të zgjedhjeve. Janë lëshime që ligjërisht nuk janë të ndaluara, megjithatë as ministri nuk e ka specifikuar nëse do të bëhet apo jo. Ky është një stres i shtuar për të burgosurit. Ne kemi thënë dhe në emisione të ndryshem që koha ka qenë e mjaftueshme për të marrë një vendim. Mbipopullimi i burgjeve është serioz. Amnistia është e nevojshme por momenti i zgjedhur, situata krijon probleme. Shqipëria rënditet në vendet më të larata të të dënuarve për banorë.

"Amnistia nuk është zgjidhja, pra që të ulet numri i të burgosurve. Zgjidhja duhet parë diku tjetër. Varfëria po i çon shqiptarët drejt marrjes së një rreziku që e çojnë dhe drejt burgut. Qeveria po merr vendime të nxituara vetëm për vetëm për të krijuar idenë që po punon. Nuk është kjo zgjidhja. Qëllimi është statistikat dhe kaloimi i vettingut përmes statistikave."